Çdo sukses ka një nisje.

Faqe interneti, rezervime online dhe logo për biznese në Kosovë. Këto janë disa që kemi ndërtuar.

Klikoni një faqe për ta parë

Fillo projektin

Kalibër MotorsAuto sallon · koncept

Pranojmë projekte të reja

Nga kodi te faqja live.

Çdo rresht e shkruajmë vetë, pa shabllone. Kur kodi mbaron, faqja shkon live dhe hyn në dosjen tonë. Hapeni dosjen dhe provoni cilëndo.

Demo live

6 faqe

Çfarë bëjmë

Gjithçka që i duhet biznesit tuaj për t’u gjetur online, nga një vend i vetëm.

Ju duhet diçka tjetër? Na pyesni

Si punojmë

Nga mesazhi i parë deri te faqja live, në katër hapa të thjeshtë.

  1. 1

    Bisedojmë

    Na tregoni për biznesin tuaj dhe çfarë ju duhet. Ju dërgojmë një ofertë falas.

  2. 2

    Dizajnojmë

    Ju e shihni dizajnin para se të ndërtohet çdo gjë, dhe kërkoni ndryshimet që dëshironi.

  3. 3

    Ndërtojmë

    E ndërtojmë faqen dhe e testojmë në telefon, tablet dhe kompjuter.

  4. 4

    Publikojmë

    Faqja shkon live dhe ju tregojmë si ta përditësoni vetë.

prush-grill.comLive
Prush Grill & Bar · koncept

Çmimet

Çmime të qarta që nga fillimi. Çmimi final varet nga projekti, dhe oferta është gjithmonë falas.

Starter

nga €300

Për biznese që duan të jenë online shpejt.

  • Faqe një-faqëshe, gati për telefon
  • Butona për telefon, email dhe Instagram
  • Harta e Google me vendndodhjen tuaj
Zgjidh këtë paketë

Premium

nga €900

Për biznese që duan më shumë nga faqja.

  • Gjithçka nga paketa Biznes
  • Sistem rezervimesh online
  • Më shumë faqe dhe gjuhë
Zgjidh këtë paketë

Mirëmbajtje mujore nga €20 në muaj: hostim, ndryshime të vogla dhe përditësime, që ju të mos mendoni për asgjë.

Logo nga €80, me skedarë gati për faqe, rrjete sociale dhe printim.

Keni një biznes që meriton të shihet? Le ta nisim bashkë, sot.

Le ta nisim.

Na shkruani për biznesin tuaj dhe çfarë keni në mendje. Zakonisht përgjigjemi brenda një dite.

Pyetje të shpeshta

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda ditës.

Sa kohë duhet për të bërë një faqe?

Varet nga projekti. Një faqe e thjeshtë mund të jetë gati brenda pak ditësh, një faqe më e madhe merr disa javë. Në ofertë ju shkruajmë një afat të saktë.

Si bëhet pagesa?

Me transfertë bankare. Kushtet e pagesës i shkruajmë qartë në ofertë, para se të fillojmë punën.

A mund ta ndryshoj faqen vetë më vonë?

Po. Me paketat Biznes dhe Premium i ndryshoni vetë tekstet dhe fotot, pa ditur kod. Ju tregojmë si bëhet kur faqja publikohet.

A përfshihen domeni dhe hostimi?

Hostimi përfshihet në planin e mirëmbajtjes mujore. Domeni (p.sh. biznesijuaj.com) paguhet veçmas, zakonisht rreth €10–20 në vit, dhe regjistrohet në emrin tuaj.

A do të dalë biznesi im në Google?

Çdo faqe ndërtohet që Google ta lexojë lehtë, dhe me paketën Biznes e optimizojmë për kërkimet. Ju ndihmojmë edhe me profilin falas në Google Maps.

Punoni edhe me biznese jashtë Kosovës?

Po. Punojmë online me biznese kudo, edhe me bizneset e diasporës në Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, në shqip ose anglisht.

Çfarë duhet të përgatis?

Pak gjëra: logon nëse e keni, disa foto dhe informacionet bazë për biznesin. Nëse s’keni logo apo tekste, i bëjmë ne.

Dizajnojeni vetë

Një lojë e vogël: zgjidhni biznesin, ngjyrat dhe stilin, dhe shikoni si mund të duket faqja juaj. Kur t’ju pëlqejë, na e dërgoni si ide.

Lloji
Ngjyrat
Shkronjat
Faqja kryesore

nisjastudio.com/work/udha

Hap në faqe të re